Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për një takim kokë më kokë.

“Jam shumë i sigurt se do të arrijmë një marrëveshje për Gazën,” deklaroi Trump gjatë pritjes së Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë.

Në qendër të diskutimeve ishte plani amerikan me 21 pika për paqe në Gaza, i prezantuar javën e kaluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së para liderëve arabë dhe myslimanë. Propozimi përfshin një armëpushim, lirimin e të gjithë pengjeve që ndodhen ende në Gaza, vendosjen e një qeverisjeje pas konfliktit, marrëveshje sigurie dhe plane për rindërtim. Një element kyç i planit është zotimi i SHBA-së se Izraeli nuk do të aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor, një kërkesë themelore nga vendet arabe të përfshira në bisedime, të cilat deri tani e kanë pritur me interes këtë iniciativë. Ndërkohë, një video e verifikuar nga Al Jazeera dhe e shpërndarë në rrjete sociale, tregon momentet kur bomba izraelite godasin një lagje banimi pranë spitalit al-Shifa në qytetin e Gazës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNANCY VANHORN TAKOHET ME SPIROPALIN
Artikulli tjetërPAS PËRMBYTJEVE NË HERAKLION, SHPALLET GJENDJA E JASHTËZAKONSHME NË TRE KOMUNITETE