Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka qenë në një udhëtim kur është bërë dëshmitar i një situate dramatike, por jo vetëm kaq. Ai është kthyer në heroin e saj, teksa Presidenti turk dhe eskorta e tij po kalonin mbi urën e Bosforit, prej të cilës një i ri kërcënonte se do të kryente vetëvrasje.

Erdogan ka urdhëruar truprojat e tij ti afrohen të riut dhe në emër të tij ti kërkonin që ti jepte fund kësaj situate. Ndërsa vetë ka qëndruar në automjetin e tij dhe i ka bërë shenjë me dorë që 30 vjeçari të largohej nga ura e Bosforit dhe të afrohej drejt makinës së Erdogan. Pamjet tregojnë se i riu rreth të 30-ave ka mbetur i habitur nga kjo skenë dhe më pas i shoqëruar nga truprojat e Kreut të Shtetit turk i është afruar Erdogan dhe i përlotur i ka puthur dorën atij. Mësohet se Erdogan po udhëtonte drejt rezidencës së tij, pas faljes së Namazit të xhumasë kur u përball me këtë skenë. Mediat turke raportuan se policia ishte përpjekur për gati dy orë duke negociuar me të riun që kërcënonte me vetëvrasje që të hiqte dorë nga ky vendim, por nuk ja kishte dalë. 30 vjeçari mësohet se vuante nga depresioni për shkak disa problemeve familjare. Ura e Bosforit ka qenë shpesh skenë e vetëvrasjeve në Turqi.

Artikulli paraprakRUSIA: KEMI PROVA PËR BASHKËPUNIMIN E TURQISË ME ISIS
Artikulli tjetërGRIMA: BORXHET E VLLAZNISË, FIFA MUND TË NA PENALIZOJË