
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mbërriti në Kryeministri, ku u prit nga kryeministri Edi Rama. Tirana është ndalesa e parë e turit të saj në katër vende të Ballkanit. Në fokus të bisedimeve është procesi i integrimit europian, ndërsa Von der Leyen tha se Shqipëria po punon fort për ta kthyer ëndrrën europiane në realitet.
“Nevojiten reformat e mëtejshme në kapitujt e hapur, kuadri gjyqësor, mbrojtja e mjedisit, natyra marramendëse e Shqipërisë. Reformat të zbatohen tërësisht, është e rëndësishme që ato të sjellin ndryshime tek qytetarët e Shqipërisë. Mesazhi im i tretë ka të bëjë me rezultatet tona të rritjes. Cilat janë parime?
Ne sjellim investime të BE-së, dhe teksa ju bëheni gati për t’u futur në BE, ju miratoni dhe merrni reformat që ju nevojiten, që kompanitë të jenë konkurruese në tregun evropian. Shqipëria po ecën shumë mirë sa i përket Planit të Rritjes, keni mbushur mbi 80% të hapave, keni marrë 213 mln euro nga BE-ja. Ne kemi arritur rezultate të mira. Jeni bërë pjesë e SEPA-s.
Po tentojmë uljen e tarifave të roaming-ut, kjo është një mundësi që njerëzit të afrohen më shumë me njëri-tjetrin, unë do të rikthehem në Shqipëri kur të arrijmë roaming-un falas, ju premtoj. Mesazhi im i fundit është që ju po përgatiteni këtu, por edhe ne përgatitemi”, tha ajo.


