OPOZITA BRAKTIS SEANCËN, JAHJAGA: BOJKOTI NUK VLEN .Opozita e Kosovës ka braktisur sallën e Kuvendit kur Presidentja, Atifete Jahjaga ka dalë për të mbajtur fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pas përfundmit të fjalës së saj, Kuvendi do të mblidhet sërish në seancë plenare, në të cilën do të procedohet me formimin e komisioneve parlamentare Në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit, Jahjaga ka kërkuar që Kosova  të përmbushë sa më shpejtë obligimin për krijimin e Gjykatës Speciale. Para deputetëve, ajo ka folur edhe për çështjen e të zhdukurve, për të cilën thotë se duhet të jetë detyrim i Serbisë

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga në raportimin vjetor në Kuvendin e Kosovës ka prezantuar të arriturat dhe sfidat e shtetit të Kosovës gjatë vitit 2014.Në mënyrë të veçantë ajo u ndal tek kriza politike që kaploi vendin për gjashtë muaj, duke thënë se ka humbur një kohë e çmuar për shtyrjen përpara të reformave të domosdoshme.Jahjaga tha se kjo periudhë ishte sprovë jo vetëm për Kushtetutën e vendit, por edhe për durimin e qytetarëve, të cilëve iu lëkund besimi se mund të ndërtohet shteti i Kosovës.Me këtë rast, Jahjaga u ka bërë thirrje udhëheqësve të institucioneve dhe partive politike që të shkëputen njëherë e përgjithmonë nga praktikat e kaluara të qeverisjes

 

Artikulli paraprakNËN HETIM, GJYQTARI I SHKODRËS
Artikulli tjetërSHPALLEN 10 SPORTISTËT MË TË MIRË SHKODRANË