Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim ambasadorin gjerman, Jorn Rohde. Sipas njoftimit nga Presidenca, biseda është përqendruar në zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend, si dhe në procesin e formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.

Osmani ka theksuar përkushtimin e saj për të vepruar gjithmonë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, duke siguruar funksionimin e qëndrueshëm të institucioneve dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.

Ajo gjithashtu ka vlerësuar marrëdhëniet e ngushta me Gjermaninë dhe partneritetin e fortë ndërmjet dy vendeve, duke nënvizuar nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit në mbështetje të integrimit euroatlantik të Kosovës.

Artikulli paraprakLUFTUAN ME ZJARRET, QEVERIA SHPËRBLEN ME 1 DERI NË 3 PAGA PËR FORCAT E ARMATOSURA, POLICINË, MBROJTJEN CIVILE DHE ZJARRFIKËSIT
Artikulli tjetërNDESHJET E KOMBËTARES/ DËMTOHET KASTRATI, SILVINJO FTON PORTIERIN E U-21, SIMONI