ALEKSANDËR ASHTA DHE ARMANDO VUKSANI KËRKUAN 3 MIJË EURO PËR MOSPUBLIKIMIN E FOTOVE. Dy djemtë shkodran të cilët kërcënuan një çift që pretendonin se janë homoseksualë, dhe kërkonin 3 mijë euro për të mos publikuar fotot e tyre intime kanë përfunduar përpara drejtësisë.

Prokuroria e Krimeve të rënda ka përfunduar dosjen e shtetasve Aleksandër Ashta 18 vjeç dhe Armando Vuksani 19 vjeç. Dy të rinjtë përfundojnë përpara drejtësisë me akuzën e kanosjes dhe shtrëngimit për përfitim të tyre vetjak. Para 8 muajve nga sa mësohet dy të rinjtë në rrjetet sociale publikuan fotot duke qenë se nuk arritën që të merrnin 3 mijë eurot. Një prej personave që është shantazhuar dhe ka patur presion për të dhënë shumë e 3 mijë eurove në atë kohe iu drejtua policisë së Shkodrës. Që atëherë policia arrestoi fillimisht Aleksandër Ashtën dhe Armando Vuksanin dhe më pas çështja i kaloi Prokurorisë së Krimeve të rënda. Pas 8 muajve Prokuroria ka përfunduar hetimet për dy të rinjtë, duke i gjetur ata fajtorë dhe duke kërkuar nga gjykata dënimin e tyre. Në dosjen e dorëzuar nga Prokuroria në gjykatën e krimeve të rënda thuhet se Ashta dhe Vuksani u arrestuan qershorin e vitit 2014 në Shkodër, pas denoncimit të një prej personave të kërcënuar për t’i paguar dy të rinjve një shumë prej 3 mijë euro me kushtin që nuk do t’i bënte publike fotot intime. Një prej dy personave që iu bë shantazh, edhe ai nga qyteti i Shkodrës, sipas prokurorisë denoncoi në polici se në një moment intim midis tyre, dy shtetasit Ashta dhe Vuksani i kishin fotografuar që prej 1 muaji dhe gjatë gjithë kohës i bënin presion duke kërkuar pagesën. Shuma e kërkuar prej 3 mijë eurosh nuk u dha asnjëherë dhe si shkak i presionit të madh pas denoncimit në polici kjo çështje kaloi tek krimet e rënda ku tashmë pritet edhe versioni i Gjykatës për Aleksandër Ashtën e Armando Vuksanin.

Artikulli paraprakPROTESTA E PD SHOQËROHET ME PROBLEME
Artikulli tjetërSITUATA E RENDIT DHE E SIGURISË NË QARKUN E SHKODRËS