Kandidati për deputet i PD për qarkun Shkodër Arben Lushaj u prezantua në një takim në qytetin e Shkodrës në mjediset e kinema “Republika”. Lushaj në këtë takim entuziazst përballë qytetarëve dhe mbështetësve të tij demokrat akuzoi kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci për keqeverisje.

Lushaj që vjen pas një eksperience të gjatë si drejtues në strukturat e PD dhe administratës shtetërore tha se e vetmja zgjedhje që shkodranët e shqiptarët kanë më 11 maj është Partia Demokratike.

Arben Lushaj i njohur për afrimitetin dhe shërbimin e tij ndaj qytetarëve për vite me radhë është një prej emrave kryesor që pritet të votohet masivisht në listën e hapur të PD për Shkodrën, votë e cila pritet që në zgjedhjet e 11 majit ta çojë në Parlament si deputet i ardhshëm.

Artikulli paraprakLEZHA PËRKUJTON DED NDUE LAZRIN
Artikulli tjetërHISTORIA, QË 20 VJEÇE NË AZIL