Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Turizmit ka vendosur të shtojë një fond prej 100 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i turizmit”, për të promovuar vendin. Sipas vendimit me anë të këtij fondi do të realizohet promovimi i Shqipërisë në vendet ndërkombëtare si një destinacion mikpritës ‘COVID FREE’.

Një vendim dhe mbështetje e tillë vjen në prag të sezonit turistik, dhe qeveria ka deklaruar më herët se vera do të jetë pa masa kufizuese, ndërkohë që janë realizuar vaksinimet e premtuara përpara qershorit.

Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit përcaktuar për këtë vit.

Artikulli paraprakVAKSINOHET KREU I OBSH, MESAZH VENDEVE TË FUQISHME: DËRGONI VAKSINA NË TË GJITHA VENDET!
Artikulli tjetërSTAR TREND – 13.05.2021 – FESTA BEJTAXHISE