Ministrja e Arsimit e Kosovës Arbërie Nagavci u shpreh se abetarja e re e përbashkët është një ndër gurët e parë në bashkëpunimin mes dy vendeve teksa njoftoi se në të ardhmen se do të ketë dhe projekte të tjera.

“Është kënaqësi dhe nder i veçantë për mua për promovimin e abetares unike. Shpresojmë që sot të fillojmë mësimin e shkronjave me një abetare te përbashkët. Vogëlushit tanë do të mësojnë gjuhën shqipe me një abetare të përbashkët, do të bëjmë histori. Kemi jo vetëm një abetare të re, po një libër cilësor. Është detyra e jonë e përbashkët për të vazhduar shembullin e mësuesve tanë të shembullt dhe të dashur.

Me një punë të madhe arritëm një proces kaq të rëndësishëm. Ndjehem e lumtur për këtë! Edhe unë besoj që është një ndër gurët e parë që kemi vënën bashkëpunimin e gjatë që do të kemi me Evsin . Kemi shumë ide për vazhduar dhe projekte të tjera të përbashkëtat.”, u shpreh ministrja e arsimit e Kosovës.