Vizitën e parë jashtë Tiranës, ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo ka zgjedhur ta bëjë në Shkodër.

Fillimisht është prezantuar nga konsulli i nderit i Italisë në Shkodër Vitto Stigliani. Në fjalën e tij përshëndetëse ambasadori Italian Cutillo u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin e ngushtë që Shkodra ka me Italinë. Alberto Cutillo zëvendësoi Massimo Gaianin si ambasador i Italisë në Shqipëri. Cutillo më përpara ka mbajtur disa poste të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme Italiane, konsull në Bordo të Francës, këshilltar i organizatave ndërkombëtare në Zvicër e më pas në Nju Jork. Emërohet Zevendës Drejtor i Përgjithshëm për Bashkimin Evropian dhe Drejtor Qëndror për Integrimin Europian. Është i martuar me Natalia Quintavalle, aktualisht Konsulle e Përgjithshme e Italisë në Nju Jork, dhe sëbashku kanë një vajzë.