Miq te aferm,. koleg, dashamir, dashimres te artit dhe te kultures ne Shkoder, kane qene te gjithe se bashku, ne promovimin e dokumentarit te realizuar nga Radio Televizioni Shqiptar, kushtuar, Publicistit, gazetarit dhe poetit Paulin Shtjefni.

Ne kete aktivitet kane marre pjese emra te medhenj te muzikes dhe te artit te cilet kane vleresuar kontributin e Paulin Shtjefnit .Paulin Shtjefni është autor, në tekste këngësh e pjesëmarrës dhe fitues i çmimeve të para në 19 Festivale Kombëtare të Këngës për Fëmijët, që janë organizuar në qytetin ë Shkodrës. Por janë dhe tekstet e disa këngëve të tjera, që ai shkroi dhe u bënë kaq popullore, si “Gryka e Kaçanikut”, “Ky merak” etj. Krijimet e shkruara ndër vite, Paulini i botoi në librin me titullin “Një zarf me karafila-mozaik poetik”(2008). Gjithashtu, bashkëpunoi në libra e redaktoi disa botime të tjera.