Është prezantuar kryetari I Partisë Socialiste në bashkinë Malësi e Madhe, Lulzim Zaraj. Drejtuesja e qarkut Shkodër, njëkohësh edhe ministrja e sipërmarrjes Edona Bilali tha se tashmë fokusi është të përzgjedhja e kandidatit të PS për bashkinë Malësi e Madhe në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Kryetari I PS për Malësinë e Madhe, Lulzim Zaraj, tha se objektiv është vetëm fitorja e socialistëve në zgjedhjet e vitit 2023.

Kryetari I bashkisë Tonin Marinaj, teksa I uroi fitoren kryetarit të ri tha se kjo forcë politike është e hapur për të gjithë.

Gjatë ditëve në vazhdim pritet të prezantohen edhe kryetarët e rinj të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër.

Artikulli paraprak“MË NË FUND”! RAMA: S’KA MË PENGESA PËR NEGOCIATAT E SHQIPËRISË NË BE
Artikulli tjetërMETA REAGON PAS VENDIMIT MAQEDONAS: HAPET RRUGA E INTEGRIMIT, VENDIMMARRËSIT SHQIPTARË DUHET TË KTHJELLOHEN MIRË…