
Në bibliotekën “Zoja e Shkodrës” u prezantua libri ” Skënderbeu i Madh” i shkrimtares Anne De La Roche-Guilhen , një roman kalorsiak që daton në shekullik e 17-të, i cili ka pasur 4 botime për kohën duke sjellë të dhëna të rëndësishme mbi heroin tonë kombëtar.
Ky roman është një nga veprat më të hershme në Evropë që trajton figurën e Skënderbeut në mënyrë letrare. Pavarësisht se autorja nuk ishte shqiptare, ajo e përçoi në mënyrë të denjë madhështinë e Skënderbeut te lexuesit perëndimorë.






