Mond Ndou, Melser Abdyli dhe Gjovalin Ndou janë personat që do drejtojnë Presidencën e re të boksit për ekipin e Vllaznisë. Kryetrajneri Zef Gjoni dhe drejtuesit e rinj firmosën një marrëveshje mes tyre. Tekniku Gjoni tregoi projektet dhe investimet e deritanishme nga Presidenca e re për boksin shkodran.

Mond Ndou dhe Melser Abdyli, si pjesë e Presidencës së re u shprehën se mbështetja për boksin shkodran por edhe më gjërë do të jetë maksimale falë edhe investimeve që do të nisin shumë shpejt.

Vllaznia në boks arriti pak ditë më parë titullin e 26-të kampion duke vijuar që të jetë skuadra absolute, kjo edhe me mbështetjen e Presidencës së re.

Artikulli paraprakANGELO MASSAFRA 50 VITE SI MESHTAR
Artikulli tjetërJAVA SPORTIVE BALLKANIKE, “JETË E SHËNDETSHME”