Ministria e Integrimit prezantoi programin ndërkufitar IPA Shqipëri-Mali Zi për periudhën 2014-2020. Ky program i cili tashmë është miratuar u prezantua përpara përfaqësuesve të dy shteteve Shqipërisë dhe Malit të Zi. Drejtori i programit Ardi Çeta tregoi se cilat do jenë prioritet për të aplikuar.

 

DREJTORI ÇETA: 12 MLN EURO PËR PROGRAMIN E DYTË IPA 

Për 7 vitet e ardhshme vlera e buxhetit të programit IPA Shqipëri-Mali Zi do të jetë 11 milion e 900 mijë euro bën të ditur drejtori Çeta.

Programi i parë ndërkufitar IPA ishte po ashtu për 7 vite dhe u zbatua në periudhën 2007-2013 duke patur kështu disa praktika të mira kryesisht në zonat rurale, malore apo pjesët turistike mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Malit të Zi.