PREZANTOHET PROJEKTI PËR LIQENIN E SHKODRËS

Në sallën e konferencave të hotel “Colosseo” në Shkodër, Fondi Shqiptar I Zhvillimit ka prezantuar projektin për infrastrukturën e transportit ujor në liqenin e Shkodrës. Jesus Hernandez, përfaqësues I studios të arkitekturës që ka punuar për këtë project thotë se parashikohet ndërtimi I 3 moleve dhe se qëllimi kryesor është rritja e kapaciteteve dhe forcimi I lidhjes së Shqipërisë me Malin e Zi përmes transportit ujor. Arkitekti Hernandez thotë se ende nuk ka një datë të caktuar për implementimin e këtij projekti në liqenin e Shkodrës.

 

Fondi Shqiptar I Zhvillimit po organizon një sërë aktivitetesh me synim diskutimin me aktorët vendorë të mundësive të krijuara nga ky project. Ky investim ndikon drejtpërdrejtë tek autoritetet publike vendore po ashtu edhe banorët e zonës që do të përfitojnë nga veprimet e shtuara sociale dhe ekonomike.

 

Artikulli paraprakPEDAGOGËT PETICION QEVERISË PËR RRITJEN E PAGËS
Artikulli tjetërSHQIPËRISË I MUNGOJNË 100 MIJË TON MISËR, RRITEN ÇMIMET