2 milion euro janë venë në dispozicion nga organizatat ndërkombetare për mbrojten e lumit Buna. Projekti është prezantuar në Shkodër me pjesmarrjen e aktoreve të shoqërisë civile, drejtuesve vendore dhe perfaqesuesve te zonave te mbrojtura.

Kryetarja e Bashkise Shkodër Voltana Ademi gjate fjales se saj falenderoi donatorët për një projekt të tillë kaq të rëndësishëm për mbrojtjen e kësaj pasurie të natyrës. Duke filluar nga Liqeni i Shkodrës, lumi Buna ecën për 44 km si një kufi natyror midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, për t’u derdhur më pas me Detin Adriatik.

Lumi është pjesë e Peisazhit të Mbrojtur të Lumit Buna dhe Territoreve Ligatinore Përreth Tij, një zonë kjo e mbrojtur në Shqipëri që është shpallur si një Ligatinë me Rëndësi Ndërkombëtare (Zonë RAMSAR).