Në kuadër të Javës Ndërkombëtare, në fakultetin ekonomik u zhvillua Dita e Startupeve, ku u prezantua projekti “Smart”, një iniciativë që synon të inkurajojë dhe mbështesë idetë inovative në fushën e biznesit. Projekti fokusohet në nxitjen e të rinjve dhe sipërmarrësve për të zhvilluar koncepte kreative dhe të qëndrueshme, duke i orientuar drejt zgjidhjeve inteligjente dhe teknologjike për tregun modern.
Koordinatorja e projektit “Smart”, Ylvije Kraja, u shpreh se studentët kishin mundësinë për të shkëmbyer ide, për të bashkëpunuar dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit.
Përmes këtij projekti, të rinjtë patën mundësinë të prezantojnë idetë e tyre, të shkëmbejnë eksperienca, duke krijuar një hapësirë bashkëpunimi dhe zhvillimi për bizneset e së ardhmes.

Artikulli paraprakKARTA E STUDENTIT, QINDRA APLIKIME GJATË VITIT
Artikulli tjetërSHKODËR, AMBIENT ME QIRA PËR PËRGATITJEN E DROGËS