“Qendra për Nisma Ligjore Qytetare” ka zhvilluar një konsultim publik në Shkodër për projektligjin “për nismën ligjvënëse popullore në Republikën e Shqipërisë”.

Takimi u zhvillua në qendrën e informimit të BE. Valbona Pajo, ekseperte ligjore tha se e rëndësishme në projektligjin për nismën ligjvënëse është pjesëmarrja e të rinjve. Projektligji për ligjvënien ka për qëllim zbatimin dhe forcimin e nismave për ligje të ndryshme nga qytetarët që në fakt parashikohen edhe në kushtetutën e Shqipërisë duke synuar edhe rritjen e aktivizimit të shoqërisë civile.

Artikulli paraprakSHKODËR ZBARDHEN DY VJEDHJE
Artikulli tjetërINAGUROHET MONUMENTI PËR REVOLUCIONIN HUNGAREZ