Një grua në moshë ka rënë pre e kërcënimeve dhe vjedhjes nga një person, i cili ka hyrë në shtëpinë e saj duke u prezantuar si punonjës i ujësjellësit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në fshatin Palasë të Himarës. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, një person ka shkuar në banesën e të moshuarës O.B., 86 vjeçe, duke u prezantuar si punonjës i ujësjellësit. Më pas e ka kanosur dhe pasi ka hyrë në shtëpi me forcë, i ka marrë një shumë lekësh, një unazë floriri, celularin dhe disa sende të tjera.

E moshuara e terrorizuar pas largimit të grabitësit kërkoi ndihmë tek fqinjët dhe më tej u lajmërua policia. Policia njofton se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.