AKTIVITET I ORGANIZUAR NË ZYRËN E BE NGA MINISTRIA E INTEGRIMIT. Udhërrëfyesi i Bashkimit Europian me 9 fushat prioritare të veprimit është prezantuar për organizatat e shoqërisë civile të cilat gjatë këtij viti do të përfitojnë një fond prej 4 milion euro nga komuniteti europian.

Ky aktivitet u zhvilluar në zyrën e qendrës të Bashkimit Europian në Qytetin e Shkodrës ku i pranishëm ishte edhe Erand Ibrahimi përfaqësues i Ministrisë së Integrimit. Objektivi kryesor i këtij udhërrëfyesi synon orientimin dhe krijimin e kushteve për Qeverinë Shqiptare për përmirësimin e mekanizmave ekzistues për bashkëpunim me shoqërinë civile për të kontribuar për një demokraci më të mirë në vend. Ky udhërrëfyes me 9 fusha prioritare është në përputhje me udhëzuesin e BE-së për mbështetjen e Shoqërisë Civile në vendet e zgjerimit për periudhën 214-2020 në BE.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/Mkoy910MuYM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]