
Ndërhyrjet e vazhdueshme për largimin e mbeturinave në kanalin anësor në hyrje të fshatit Boriç në bashkinë Malësi e Madhe nuk e kanë përmirësuar situatën
Mungesa e koshave të mbeturinave por gjithashtu edhe depozitimi I tyre në gjithë gjatësin e kanalit është kthyer në shqetësim për banorët të cilët kërkojnë që mbeturinat të largohen.
Ndërkoh me prezencë të mbetjeve ndeshesh edhe në disa pika të tjera në segementit Shkodër-Koplik .
Krahas ndotjes së ambjentit prezenca e mbetjeve vetëm pak metra nga rruga kryesore Shkodër – Koplik , krijon një pamje të shëmtuar edhe për turistët e huaj të cilët lëvizin në këtë segment






