Faktin që kishën e Shën Gjonit në Rrashkullaj e ruan një familje muslimane prej 120 vitesh, famullitari i Shkrelit dom Nikolin Sheldija e quan si një thesar të çmuar të popullit shqiptar. Famullitari thotë se kjo tregon se gjithë shqiptarët janë një familje që rilindasit tanë e kanë cilësuar “Për Fe dhe Atdhe”.

Ky manastiri bendiktin që datën 9 shekuj më parë është një dëshmi e gjallë e identitetit tonë kombëtar thotë famullitari Sheldija duke vënë theksin se për këtë objekt ka patur probleme të shumta pasi fqinjët malazez kanë pretenduar se është i tyri por janë familjet muslimane të zonës që nuk kanë lejuar asnjë lloj tjetërsimi qoftë edhe historik.

Qoftë në komunizëm por edhe gjatë viteve të brishta të demokracisë tentativat për ta dëmtuar kishën e Shën Gjonit nuk kanë munguar por kjo nuk është lejuar nga muslimanët e fshatit që e kanë mbrojtur me një vendosmëri të palëkundur.

Rreth këtij manastiri mund të ketë të tjera objekte me vlerë por për këtë kërkohet një vëmendje më e madhe e institucioneve të shtetit shqiptar që aktualisht mungon.

Kisha Katolike në Shkodër dhe Malësi të Madhe kanë një kujdes maksimal për rrënojat e manastirit ku ndodhet kisha e Shën Gjonit por edhe për të gjitha objektet e tjera historike e kulturore ndërsa për shumë prej tyre familjet muslimane si në këtë rast janë bashkëkontributor kryesor në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre.

 

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, HISTORIA E MUSLIMANIT QË RUAN KISHËN
Artikulli tjetërBERISHA I KËRKON DORËHEQJEN KREUT TË GRUPIT. JA SI I PËRGJIGJET ALIBEAJ