Zgjedhjet e pergjithshme të 11 majit kanë sjellë lëvizje në deget e Partisë Demokratike në Lezhë dhe Mirditë. Kryetari i kësaj force politike në Lezhë Gjin Gjoni është dorëhequr nga posti që mbante prej muajit prill të vitit 2024, për tu bërë pjesë e gares së primareve për deputet, proçes i cili pritet të mbahet në fillim të muajit mars. Por pavarësisht dorëheqjes Gjin Gjoni nuk do të ketë pasues në këtë post, pasi do të vijojë të jetë në rol organizativ brenda strukturave të PD-së në Lezhë dhe përgatitjeve që kjo force politike po ben për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Dorëheqja është një detyrim statutor për të gjithë ata që synojnë të kandidojnë në primare dhe në këtë mënyre ka vepruar edhe Kryetari i Partisë Demokratike në Mirditë Aleksander Lala, i cili ka shprehur ambicien e tij për të qenë pjesë e gares elektorale të 11-majit.Prej muajsh Partia Demokratike në Qarkun e Lezhës ka nisur përgatitjet për zgjedhje, ku strukturat e kësaj force politike janë angazhuar maksimalisht, duke zhvilluar takime brenda dhe jashtë vendit për të arritur një rezultat pozitiv në zgjedhjet e majit.

Artikulli paraprakEKSPOZITA “SHPREHI TË LIRA”
Artikulli tjetër“EDI RAMA, NEUROESTETIKA E NJË ARTISTI”