
Partia Demokratike ka publikuar listën e kandidatëve që do të garojnë në primaret për përfaqësimin e kësaj force politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Qarkun e Lezhës. Lista përmban 20 emra, të cilët do të përballen mes tyre për të fituar mbështetjen e anëtarësisë dhe për të qenë kandidatët zyrtarë të PD-së në zgjedhjet e ardhshme.
Pjese e listes jane te tre deputetet e Qarkut Lezhe Lindita Metaliaj, Elda Hoti e Kastriot Piroli si dhe kryetaret e dorehequr te Partisë Demokratike në Lezhë dhe Mirditë Gjin Gjoni dhe Aleksander Lala. Mes emrave te miratuar nga kryesia PDSH bien ne sy figura nga profesione dhe fusha të ndryshme, duke përfshirë intelektualë, sipërmarrës dhe individë të angazhuar në jetën publike të qytetit.
Ky proces primarësh shënon një hap të rëndësishëm për Partinë Demokratike në Lezhë, duke synuar përfshirjen më të gjerë të anëtarësisë dhe përzgjedhjen e kandidatëve më të përshtatshëm për të përfaqësuar qytetarët e këtij qarku.Pas miratimit te emrave kandidatët kanë nisur fushatën e tyre të brendshme, duke prezantuar platformat dhe idetë e tyre për zhvillimin e Lezhës dhe për një përfaqësim më dinjitoz në Kuvendin e Shqipërisë.
Zgjedhjet brenda PD-së në Lezhë të cilat do të zhvillohen me datë 1 mars pritet të jenë një garë e fortë, ndërsa mbështetësit dhe strukturat e partisë do të kenë mundësinë të zgjedhin kandidatët që do të përfaqësojnë më mirë vlerat dhe prioritetet e tyre politike.