Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në të 12 qarqet. Sipas të dhënave zyrtare, në rang kombëtar, referuar proceverbaleve që vetë PD ka shpërndarë mbrëmjen e 2 marsit, votuan gjithsej 50,854 anëtarë, ndërsa në Tiranë ka qenë numri më i madh i anëtarësisë që ka votuar, 13 052 anëtarë të PD-së.

Ajo çfarë vihet re është se pjesa dërrmuese e deputetëve aktualë në primaret e PD-së janë kualifikuar, por ka dhe nga ata që s’kanë kaluar as pragun e caktuar në qarqe, megjithatë nëse ato do të bëhen deputetë apo jo, do të varen nga vetë Berisha.

Ndër kandidatët burra, deputeti i PD-së Bledion Nallbati, është më i votuari në primaret që u mbajtën më 1 mars 2025, I renditur më pas nga Zija Ismaili, ish-kandidati për kryetar Bashkie të Beratit që kandidoi në këtë qark e mori 1091 vota

Ndërsa ndër kandidatet gratë, më e votuara rezulton deputetja Jorida Tabaku që kandidoi në primaret e Tiranës pas renditet Ina Zhupa me 641 vota që kandidoi në primaret e qarkut të Vlorës.Nuk janë kualifikuar deputetët Kreshnik Çollaku, Sorina Koti e Ori Nebiaj.

Deputeti i PD-së Bledion Nallbati, është më i votuari në primaret që u mbajtën më 1 mars 2025, I renditur më pas nga Zija Ismaili, ish-kandidati për kryetar Bashkie të Beratit që kandidoi në këtë qark e mori 1091 vota. Ja si u votua në 12 qarqe

10 kandidatët burra më të votuar në PD në të gjithë Shqipërinë

1- Bledion Nallbati 1219 vota – Deputeti PD kandidoi në Korçë
2- Zija Ismaili 1091 vota — ish-kandidati për kryebashkiak i Beratit kandidoi në këtë qark
3- Hysen Kadiu 913 vota – dha dorëheqjen si kryetar i degës së PD për Kavajën për t’u bërë pjesë e primareve –Kandidoi në Tiranë –
4- Eduart Sharka – 795 vota – dha dorëheqjen nga kreu i PD-së Lushnje për t’u bërë pjesë e primareve – Kandidoi në Fier
5-Klevis Balliu 737 vota – Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, – kandidoi në Tiranë
6- Shkëlzen Ibra 707 vota – Kandidoi në Kukës
7- Edmond Spaho 691 vota – kandidoi në Korçë
8- Luan Baçi – 677 vota – Kandidoi në Fier
9- Gjin Gjoni 674 – kandidoi në Lezhë
10 – Igli Cara 622 vota – kandidoi në Durrës

10 kandidatet gra më të votuar në PD në të gjithë Shqipërinë

1- Jorida Tabaku 651 – kandidoi në Tiranë
2- Ina Zhupa 641 vota – kandidoi në Vlorë
3- Manjola Luku 424 vota – kandidoi në Durrës
4- Manjola Nikollo 412 vota – kandidoi në Vlorë
5- Mimoza Hajdarmataj 400 vota – kandidoi në Tiranë
6- Elda Hoti 394 vota – kandidoi në Lezhë
7- Ledina Alolli 394 vota –kandidoi në Korcë
8- Denisa Vata 369 vota – kandidoi në Dibër
9- Ilda Zhulali 357 – kandidoi në Tiranë
10- Lindita Metaliaj 348 vota – kandidoi në Lezhë

Sa vota morën në primare deputetët aktualë të PD-së në kuvend?

1- Bledion Nallbati mori 1219 vota në primaret e Korçës më i votuari
2- Edmond Spaho mori 691 vota në primaret e Korcës renditet I dyti
3- Luan Baçi mori 677 vota në primaret e Fierit
4- Jorida Tabaku mori 651 vota në primaret e Tiranës
5- Ina Zhupa mori 641 vota në primaret e Vlorës Më e votuara në këtë qark
6- Dashnor Sula mori 538 vota në primaret e Elbasanit. Më i votuara në këtë qark
7- Ramadan Likaj mori 460 vota në primaret e Shkodrës
8- Saimir Korreshi mori 477 vota në primaret e Fierit
9- Isuf Çelaj mori 410 vota në primaret e Kukësit
10- Andrea Mano mori 380 vota në primaret e Korçës
11- Dhurata Çupi mori 354 vota në primaret e Tiranës
12- Lindita Metaliaj mori 348 vota në primaret e Lezhës
13- Kastriot Piroli mori 322 vota në primaret e Lezhës
14- Lodovik Hasani mori 302 vota në primaret e Shkodrës
15- Lefter Gështenja mori 216 vota në primaret e Elbasanit
16- Greta Bardeli mori 214 vota në primaret e Shkodrës
17-Asllan Dogjani mori 179 vota në primaret e Tiranës
18- Qani Xhafa mori 150 vota në primaret e Elbasanit
19- Kreshnik Çollaku mori 68 vota në primaret e Dibrës
20- Orjela Nebiaj mori 47 vota në primaret e Tiranës
21- Sorina Koti mori 42 vota në primaret e Korçës

Artikulli paraprakMIRDITË/ U KAP ME KALLASHNIKOV, GRANATA E MUNICION LUFTARAK, VIHET NË PRANGA 15-VJEÇARI
Artikulli tjetërNË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR PRODHIM NARKOTIKËSH, EKSTRADOHET NGA MADRIDI 30-VJEÇARI