Ish Kryetari i Partisë Demokratike në Lezhë Gjin Gjoni ka rezultuar kandidati më i votuar në primaret e kësaj force politike në rang qarku, duke kryesuar bindshem ndaj rivaleve të tjere në garë.Proçesi i numerimit të votave përfundoj rreth orës 4:00 të mëngjesit të së dieles dhe refeuruar tabeles së rezultateve Gjin Gjoni ka marrë , i ndjekur nga ish kreu i PD ne Mirditë Aleksander Lala me 438 vota dhe deputetja Elda Hoti me 394 vota.Vendin e katert e mori Deputetja Lindita Metaliaj me 348 vota, e ndjekur nga Kastriot Piroli me 322 vota dhe Mark Gjoka 269 vota.Ndërsa kandidatet më pak të votuar rezultuan Ded Doda me 13 vota dhe Marjana Brunga me 53 vota.Pas proçesit të primareve emrat më të votuar do të shqyrtohen nga kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila do të nxjerrë edhe listen e kandidateve për deputet për zgjedhjet e 11-majit, ku qarku i Lezhës numeron 7 mandate.

Artikulli paraprakREZULTATET E PRIMAREVE NË SHKODËR
Artikulli tjetër“TË NDALET NDOTJA E LIQENIT DHE LUMIT BUNA”