Ashtu si në të gjithë vendin edhe Partia Demokratike në të tre deget e Qarkut të Lezhës, ka përmbyllur procesin e aplikimeve për primaret, ku do të zgjidhen kandidatët për deputetë që do të përfaqësojnë qarkun në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Në degen e Lezhës formularin për tu bërë pjesë e gares e kanë plotësuar kryetari i dorehequr i PD Gjin Gjoni, deputetja Lindita Metaliaj, Donika Haxhia, Rudina Gjoka, Ded Doda, Marjana Bruga, Gjok Vuksani dhe Odise Kolthi. Në Kurbin, në garë janë deputetet Kastriot Piroli e Elda Hoti Lindita Selala dhe Mariglen Doçi, ndërsa në Mirditë do të konkurojnë Ndre Molla, Aleksandër Lala, Sander Kovaçi dhe Martin Biba.Këta janë vetem disa nga emrat, pasi pritet që kjo liste të jetë edhe më e gjatë.

Ndërkohë, Salvador Kaçaj ka tërhequr kandidaturën e tij në Lezhë për t’u përfshirë në garën e Tiranës.

Të gjithë aplikimet janë dorëzuar në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe pritet konfirmimi përfundimtar i emrave që do të jenë pjesë e garës së primareve që është vendosur të zhvillohen me datë 1 mars. Në këtë proces, çdo anëtar demokrat do të ketë mundësinë të votojë vetëm për një kandidat, ndërsa lista e votimit do të përfshijë të gjithë qarkun e Lezhës.

Artikulli paraprakSHTOHEN RASTET E DHUNËS NDAJ GRAVE DHE VAJZAVE
Artikulli tjetërBERISHA SHPALOS PROGRAMIN E PD: TAKSA E PRONËS DO ZBRITET 5 HERË! DO TË ULET ÇMIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE PËR BIZNESET DHE…