Demokratët në të gjithë vendin do ti drejtohen ditën e nesërme kutive të votimit në kuadër të primareve për të zgjedhur kshu listën e deputetëve garues në zgjedhjet e 11 majit.

Në qarkun Shkodër lista përmban 31 emra, mes tyre personazhe të afirmuar në partinë demokratike por dhe emra të rinj, madje dhe rikthime .

Bardh Spahia, Greta Bardeli, kryetarja aktuale e PD Eliona Shkrela por dhe emra të rinj si Tedi Kopliku apo Imeld Sokoli do të jenë pjesë e garës. Gjeorgjeta Hila është rikthim në rradhët e PD në këto Primare me ftesë të Berishës.

Procesi i votimit do të nisë në orën 8:00 në të gjithë vendin ndërsa do të përmbyllet në orën 18:00 .

Në Shkodër votimi do të zhvillohet në ambientet e selisë së Partisë Demokratike ndërsa janë rreth 7 mijë anëtarë me të drejtë vote.

Artikulli paraprak“KULTURA NË MEDIAT SHQIPTARE”
Artikulli tjetërBRDARIÇ: VLERËSOJMË LAÇIN, POR KEMI OBJEKTIV FITOREN