Partia demokratike në të gjithë vendin po bëhet gati për primaret e 1 marsit ndërsa ka përfunduar procesi I dorëzimit të kandidatëvë që do bëhen pjesë e garës .
Në total janë 23 emra të cilat janë dërguar kryesisë së Pd për tu bërë pjesë e garës në primare në qarkun Shkodër.

Eliona Shkrela , kryetare aktuale e komanduar e Pd Shkodrër ka bërë publike përmes një statusi në facebook kandidimin e saj . Deputetja aktuale e PD Greta Bardeli ka konfirmuar pjesëmarrjen në primare ndërsa po ashtu dhe deputeti I Malësisë së Madhe Ramadan Likaj. Deputeti Helidon Bushati më herët ka konfirmuar që nuk do të jetë pjesë e primareve ndërsa e ka cilësuar këtë vendim si një akt reflektimi por jo një tërheqje nga rrugëtimi I tij dhe kontributi në partinë Demokratike.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga deputetja aktuale Emilia Koliqi , e cila sipas informacioneve nuk do të jetë pjesë e primareve ndërsa nuk ka një reagim të saj rreth këtij vendimi . Ish kandidati për Bashkinë Shkodër Bardh Spahija po ashtu do të jetë pjesë e garës së këtyre primareve. Në zgjedhjet parlamentare të 2021 , Spahija ishte kandidati me numrin më të lartë të votave tek demokratët , mbi 7200 vota por mbeti jashtë parlamentit për shkak se nuk arriti të thyente herësin .

Tedi Kopliku një I ri pjesë e departamentit braingain të partisë demokratike po ashtu ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në primare. Mes emrave spikasin dhe anëtarë të kryesisë së PD në Shkodër por dhe personazhe me kontribut në këtë forcë politike ndër vite.

Gara pritet të jetë e fortë në kryeqëndrën e veriut, që ka qenë bastion I të djathtëve , ndërsa sot qeveriset nga të majtët.

Artikulli paraprakBERISHA SHPALOS PROGRAMIN E PD: TAKSA E PRONËS DO ZBRITET 5 HERË! DO TË ULET ÇMIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE PËR BIZNESET DHE…
Artikulli tjetërANILA NDOKA ENDE NË GJENDJE KRITIKE