Ditën e sotme do të zhvillohen Primaret në 6 bashkitë e vendit ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars.
Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka prezantuar dje, 29 janar listën me kandidatët të cilët do të garojnë në Primaret ditën e sotme. Kështu do të jetë vota e anëtarësisë që do të zgjedhë kandidatin i cili do të kandidojë më pas në zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 mars që do të mbahen në 6 bashkitë e vendit. Procesi i votimit do të hapet në orën 08:00 në të 6-ta bashkitë e vendit e do të mbyllet në orën 17:00.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka njoftuar dje se nëse do të ketë ende votues procesi do të vijojë edhe pas orës 17:00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD në degën përkatëse të ketë votuar. Ndërkohë dje është mësuar se kandidatët që do të garojnë në Shkodër do të jenë:
1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist
2 . Arben Xhavid Maliqi, jurist
3.Astrit Myfid Bushati, Jurist
4 .Bardh Ali Spahia, Mjek
5.Irena Lodovik Shestani Shala, ekonomist
6.Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike