Procesi i votimit dhe i numërimit më pas, ka shpallur fitues në primaret e Komisionit të Rithemelimit të PD, Ardian Mukën për bashkinë e Durrësit dhe Premtim Kryemadhin për Bashkinë e Dibër.

Të dy kandidatët morën më shumë vota nga mbështetësit dhe do të përfaqësojnë Komisionin e Rithemelimit në zgjedhjet e 6 marsit.

Në bashkinë e Lushnjës, është shpallur fitues kandidati Elton Bano.

Më herët, u shpall dhe kandidati fitues në Bashkinë e Vorës. Qytetarët do të kenë të drejtën për të zgjedhur më 6 mars në Vorë kandidatin Lulzim Vranën, që mori gjithsej 277 vota.

Artikulli paraprakPD I PËRGJIGJET BERISHËS: DO THOTË TANI QË BASHA BËRI EDHE 97-ËN! BERISHA SHPIF PËRDITË SE ËSHTË SHPALLUR NON GRATA
Artikulli tjetërKOMISIONI I RITHEMELIMIT/ MBYLLEN 2 QENDRAT E PARA TË VOTIMIT NË BASHKINË SHKODËR