KATALANASIT FITOJNË ME GOLEADË 5-2 NDAJ ATHLETICO BILBAO. Barcelona shfaqi një futboll të shkëlqyer ndaj Athletic Bilbaos në San Mames dhe mori tre pikë që e shkurtojnë në vetëm 1 diferencën me Realin. 

Djemtë e drejtuar nga Luis Enrique nuk i dhanë asnjë shans vendasve dhe fituan me goleadë: 2-5. Me saktësi dhe shpejtësi maksimale në qarkullimin e topit, katalanasit rihapën kampionatin spanjoll duke përfituar nga humbja e Realit në derbin me Atletico Madrid ditën e shtunë. Golat për Barcelonën u shënuan nga Messi, Suarez, Neymar, De Marcos (autogol) dhe Pedro. “Kur fiton gjërat janë ndryshe, por edhe me Napolin dhe Sassuolon nuk luajtëm keq. Ndoshta tani fati është në anën tonë. Mendoj se jemi shëruar dhe jam i kënaqur”.  Këto janë fjalët e Roberto Mancinit pas fitores së Interit ndaj Palermos mbrëmjen e së dielës me rezultatin 3-0. Në lidhje me faktin që sulmuesi Mauro Icardi nuk festoi pas shënimit të dy golave të tij, trajneri zikaltër theksoi: “Icardi mund të përmirësohet shumë. Gjithsesi, mendoj se duhet festuar pas çdo goli. Kjo situatë është krijuar që në ndeshjen ndaj Sassuolos”. Me këtë fitore, Interi barazohet me 29 pikë me Milanin në vendin e dhjetë të Serisë A.

Artikulli paraprakVLLAZNIA- TIRANA U ZHVILLUA SI NË SHTET RRETHIM
Artikulli tjetërMASTER-PLANI I VELIPOJES