
MADRILENËT NDALEN NGA SEVILIA, BARCELONA FITON DHE SHKON NË +4 PIKË. Reali i Madridit i ka dhuruar titullin kampion Barcelonës. Të besuarit e Carlo Ancelotit janë ndalur në një barazim ndaj Seviliast, dukë bërë që Katalanasit të shkojnë në +4 pikë nga vendi i dytë. Madrilenët kanë barazuar 2-2 me Sevilian, në një ndeshje spektakolare.
Tre ishin faktorët kryesorë të dështimit të Realit në këtë përballje, humbja e penalltisë nga Cristiano Ronaldo, Shtyllat dhe portieri kundërshtar që ishte i pamposhtur. Reali pëson dy gola shumë të shpejtë në pjesën e parë, duke bërë që shpresat për një fitore të veniteshin. Por në minutën shtesë të pjesës së parë, Madrilenët fitojnë një penallti ku Ronaldo merr përsipër ekzekutimin e saj. Si rradhëherë ai gabon nga pika e bardhë duke future në kaos akoma më të madh ekipin e tij. Me nisjen e pjesë së dytë, Reali lëshohet i gjithi në sulm në kërkim të golit të parë dhe ai vjen vetëm nga qendërmbrojtësi Pepe. Më pas janë shtyllat dhe portiere të cilët nuk lejojnë shënimin e golit të dytë. Ai do të vinte pesë minuta nga fundit me një eurogol nga Isco dhe ndeshja mbyllet në barazim 2-2. Me këtë rezultat, Reali është në kuotën e 86 pikëve. Ndërkohë, Barcelona shkon në kuotën e 70 pikëve pas fitores 2-0 të arritur ndaj Real Sociedad. Katalanasit ndonse fituan me një rezultat te pastër nuk e kanë patur të lehtë për të arritur tek golat, ku fillimisht shënoi Neymar pas një krosimi të Mesit. Ndërsa golin e dytë në mënyrën më spektakolare të mundshme e shënon Pedro. Tashmë kanë mbetuyr vetëm dy javë nga përfundimi i kampionatit dhe Barcelona duket se e ka siguruar titullin kampion për këtë sezon futbollistik.