DORTMUND VIJON DREJT FUNDIT, HIGUAIN SKUALIFIKON INTERIN. Reali i Madridit fiton përballë SevillIas ndeshjen e prapambetur me rezultatin e ngushtë 2-1 duke fituar edhe distancën 4 pikë me ndjekësen më të afërt që është Barcelona.

Edhe pse Ronaldo nuk ka qenë në fushë në dys ndeshjet e fundit Reali ka dhuruar spaktakël, teksa edhe përballë Sevillas ndodhi e njëjta gjë. Golin e parë për vendasit e shënoi James me kokë, ndërsa pas largimit të detyrueshëm të tij për shkak dëmtimi dyfishoi Jese që i zuri vendin. Aspas ngushtoi shifrat për miqtë që ushtruan shumë presion në fund për të barazuar, por nuk arritën ta gjenin. Kështu Reali shkon i qetë të shtunën në derbin me Atletikon.   Ky edicion është plotësisht i dështuar për Borsuian e Dortmundit, e cila humbi edhe ndeshjen e radhës në kampionati përballë Augsburgut 0-1. Shpresat për një rikthim pas barazimit ndeshjen e kaluar u thyen përballë modestëve të Augsburgut që i mundi minimalisht duke marrë pikët e plota.Më këtë rezultat Dortmundi prek fundin e renditjes, madje -2 pikë nga Herta, Shtutgart dhe Freiburg që ndodhen në zonën e ftohtë. Rreziku për rënie nga kategoria është më i pranishëm se kurrë për Dortmundin.   Një gol i argjentinasit Higuain vendos përballë Interit në ndeshjen e Kupës së Italisë që u zhvillua në Napoli. Sulmuesi kryesor i Napolit shënoi në minutën e fundit të ndeshjes përballë zikaltërve që pësojnë humbjen e dytë brenda javës, pas asaj me Sasuolën në fundjavë. Me këtë rezultat Interi detyrohet që t’i japë lamtumirën Kupës së Italisë duke i hapur rrugë Napolit. Kriza në ekipin zikaltër është më e pranishme se kurrë edhe pse ndryshoi timonieri. Tashmë shpresat janë te një vend në Kupat e Europës.=