
Njëmbëdhjetë princa sauditë, 4 ministra dhe dhjetra ish ministra janë ndaluar bëjnë të ditur mediat arabe.
Arrestimi i tyre vjen disa orë pasi komiteti i ri antikorrupsion i kryesuar nga princi i Kurorës Mohammed bin Salman e emërua me dekret mbretëror. Momentalisht nuk jepen emrat e personave të arrestuar.
Nuk është e qartë arsyeja përse janë ndaluar princat dhe ministrat ndërkohë transmetuesi Al Arabia deklaroi se kanë nisur hetime lidhur me përmbytjet e 2009 në Xhedah, shpërthimin e virusit Mers i cili u përhap në Arabi në 2012, shkruan BBC Komiteti i ri anti-korrupsion ka të drejtë të lëshojë urdhërarreste dhe të ndalojë udhëtime, raporton agjencia shtetërore saudite SPA.






