Princesha Mako e Japonisë është martuar me të dashurin e saj të kolegjit Kei Komuro, duke humbur kështu statusin e saj mbretëror.

Sipas ligjit japonez, anëtarët femra të familjes perandorake humbasin statusin e tyre pas martesës me një “të zakonshëm”, megjithëse anëtarët meshkuj nuk e bëjnë këtë.

Ajo gjithashtu anashkaloi ritet e zakonshme të një martese mbretërore dhe hodhi poshtë një pagesë që u ofrohej femrave mbretërore pas largimit të tyre nga familja.

Ajo është anëtarja e parë femër e familjes mbretërore që i refuzon të dyja.

Pas martesës çifti pritet të shpërngulet në SHBA, ku Komuro punon si avokat. Lëvizja ka sjellë krahasime të pashmangshme me mbretërit britanikë Meghan Markle dhe Princin Harry, duke u dhënë të sapomartuarve pseudonimin “Harry dhe Meghan i Japonisë”.

Ashtu si zonja Markle, Komuro është vënë nën një vëzhgim intensiv që kur u njoftua për marrëdhënien e tij me zonjën Mako.

Ai u kritikua së fundmi për flokët me bisht kur u kthye në Japoni. Disa mendonin se flokët e tij ishin të papërshtatshëm për dikë që do të martohej me një princeshë.

Çifti pritet të mbajë sot një konferencë shtypi, ku do të bëjë një deklaratë të shkurtër hapëse dhe do të japin përgjigje me shkrim për pesë pyetjet e përzgjedhura që janë dorëzuar paraprakisht.

Kjo është për shkak se princesha “ndjen një ndjenjë të fortë ankthi” për t’iu përgjigjur pyetjeve verbalisht, tha Agjencia Imperiale e Shtëpive të Japonisë (IHA).

Ka pasur një mbulim të tepruar mediatik rreth çiftit ndër vite, gjë që ka bërë që princesha të vuajë nga çrregullimi i stresit post-traumatik, raportuan mediat vendase. Marrëdhënia e saj është përballur me polemika në vend.

Ajo u fejua me Komuro në vitin 2017 dhe të dy do të martoheshin vitin e ardhshëm. Por martesa u vonua pas pretendimeve se nëna e z. Komuro kishte probleme financiare.

Thuhet se ajo kishte marrë një hua nga ish-i fejuari i saj dhe nuk e kishte kthyer atë.Pallati mohoi se vonesa ishte e lidhur me këtë, megjithëse Princi i Kurorës Fumihito tha se ishte e rëndësishme që çështjet e parave të trajtoheshin përpara se çifti të martohej.

“Harry dhe Meghan i Japonisë”, Princesha martohet me të