Rruga “Koman” në Shkodër prej shumë vitesh ndodhet në gjendje të amortizuar, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e banorëve. Situata bëhet edhe më problematike në ditët me reshje shiu, pasi rruga mbulohet nga uji dhe bëhet pothuajse e pakalueshme. Banorët shprehen se kalimi në këtë rrugë bëhet çdo ditë e më i vështirë.
Shqetësimi më i madh lidhet me fëmijët që shkojnë në shkollë. Prindërit, thonë se detyrohen t’i dërgojnë fëmijët me çizme në shkollë, për shkak të ujit dhe baltës që pushton rrugën.
Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për rehabilitimin e rrugës, duke shpresuar se problemi i kahershëm do të marrë një zgjidhje sa më shpejt.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, FAMILJA GOCAJ: UJI SHKAKTOI DËME NË BUJQËSI
Artikulli tjetërSHKOLLA “PRENK JAKOVA” FESTON 65-VJETORIN