Mos zgjidhja e problemit te gjuhes se huaj ne shkollen 9 vjecare “Mati Logoreci” ka bere qe prinderit e 28 femijeve te cilet i kane te regjistruar prane kesaj shkolles ti drejtohen drejtorise arsimore rajonale.Te shqetesuar perballe kesaj situate ata kane kerkuar te takojne drejtuesit e ketij institucioni teksa debatet kane qene te forta edhe ne ambientet e drejtorise arsimore perballe drejtorit Kadri Ymeri.

Pergjigjen zyrtare e dha per mediat perfaqesuesi i burimeve njerzore Edvin Rexhepi teksa shprehet se ministria e arsimit ka bere nje marreveshje zyrtare me “Aleancen Franceze” duke nenvizuar se jemi ne pritje te nje zgjidhje efektive. Drejtoria Rajonale Arsimore kerkoi te u shpjegoje prinderve se kopetencat e vetme per kete implementim i ka Ministria e Arsimit e cila ka firmosur kete marreveshje prej 2 vitesh me Aleancen Franceze qe vepron ne Shqiperi.Prinderit nga ana e tyre nuk jane ne kundershtim per vendosjen e gjuhes frenge por ajo sipas tyre duhet te futet ne program mesimor vetem pas klases se gjashte duke mos e nderprere ne kete menyre femijve gjuhen angleze te nisur qe ne fillim te sezonit mesimor 2015-2016.