
Të rrisësh një fëmijë është kthyer në një sfidë për prindërit në Shqipëri. Situata bëhët më e vështirë kur prindërit përveç përgjegjësisë që kanë për kujdesjen e fëmijëve, duhet edhe të punojnë. Shpesh herë familjarët tregojnë se janë detyruar të punojnë me kohë të pjesshme ose të lënë punën për të marrë fëmijët në shkollë apo për nevoja të tjera që kanë të vegjlit.
Në rastet kur prindërit punojnë me kohë të plotë, kanë zgjedhur që për fëmijët të kujdesen gjyshërit e tyre.
Sigurimi i të ardhurave për familjen por edhe kujdesi për fëmijët e vegjël duket se është një mision të cilin prindërit janë në një luftë të përditshme për të menaxhuar punën që kanë si dhe fëmijët.


