Kur jemi në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, është rritur interesi I prindërve për të blerë tekstet shkollore të fëmijëve, kryesisht atyre në shkolla private. Tekse po blejnë edhe për shkollat publike pasi tekstet janë të dëmtuara. Të pyetur nga Star Plus ata tregojnë se çmimet e librave janë të shtrenjta, duke marrë parasysh edhe shpenzime të tjera që duhen bërë për shkollimin e fëmijëve.

Të paktën 70 mijë lek të vjetra kushton seti I teksteve shkollore për nxënësit e ciklit fillor dhe të mesëm. Pavarësisht se prej vitesh, në shkolla ofron tekstet falas, prinderit janë të pakënaqur me gjendjen e tyre dhe detyrohen t’I zëvëndësojnë me të rinj

Artikulli paraprakRAMA: URA E MESIT, ATRAKSION HISTORIK
Artikulli tjetërVIJON PLAZHI NË BREGDETIN E VELIPOJËS