Prindërit vrasin djalin më pas djegin shtëpinë për të fshehur krimin

Prindërit e një të riu në qarkun Chenango në Nju Jork akuzohen për vrasjen e djalit të tyre dhe më pas për të fshehur krimin i kanë vënë zjarrin shtëpisë. Autoritetet kanë njoftuar se 35-vjeçari Ernest Franklin II dhe 33-vjeçarja Heather Franklin akuzohen për vrasje të shkallës së dytë, zjarrvënie të qëllimshme dhe dëmtim të provave. Më 1 mars policia kishte marrë një informacion për zjarr në shtëpinë e kësaj familjeje në qytetin Guilford. Policia e kishte gjetur të birin e çiftit, 16-vjeçarin Jeffrey Franklin, të vdekur brenda shtëpisë. Autopsia ka treguar se ai nuk kishte vdekur si pasojë e zjarrit, por ai kishte vdekur para se të fillonte zjarri në shtëpi. Nëse shpallen fajtor të pandehurit mund të dënohet me një dënim maksimal prej 25 vjet burg.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKATËRROHET BANDA E KOKAINËS NË ITALI, NË PRANGA 10 SHQIPTARË
Artikulli tjetërSULM PRANË PARLAMENTIT 12 TË PLAGOSUR,VRITET NJË AGRESOR