
Aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Shkodrës ka vijuar edhe sot, përgjatë rrugës “Edit Durham”. Gjatë ndërhyrjes janë prishur disa objekte që përdoren si dyqane dhe biznese të cilat kishin zënë hapësirat publike.
Ky aksion është pjesë e një nisme të vazhdueshme që po zbatohet prej disa javësh nga autoritetet vendore, me qëllim rivendosjen e funksionit publik të hapësirave urbane. Shpeshherë, këto hapësira janë zaptuar në mënyrë të paligjshme nga biznese të ndryshme, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe duke deformuar pamjen dhe funksionalitetin e qytetit.
Sipas bashkisë, qëllimi i këtij aksioni është krijimi i një mjedisi më të rregullt dhe më funksional për komunitetin, duke garantuar akses të barabartë në hapësirat publike.
Aksioni në Shkodër zhvillohet në kuadër të nismës kombëtare të qeverisë për çlirimin e hapësirave publike në të gjitha bashkitë e vendit, me synim rritjen e standardeve të jetesës dhe përmirësimin e infrastrukturës urbane






