Aktoret e teatrit “Migjeni” ne Shkoder zhvillojne nje proteste te heshtur kunder prishjes qe iu be godines se Teatrit Kombetar ne Tirane.Aktoret mbajne ne duar disa postera me mbishkrime te ndryshme si “Une jam teatri, trishtim kjo frike”, “Poshte diktatura”, “Shembet godinen por jo teatrin”, “Teatri eshte i pavdekshem” etj.

Nderkohe qe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë thirrë në protestë të gjithë qytetarët shqiptarë, sot në orën 16:30 përballë Ministrisë së Brendshme. “Protestë kundër vrasjes sonë”,tha regjisori Robert Budina, i cili ka përgënjeshtruar deklaratën e policisë duke thënë s e ka nisur shembja e godinës kur ata kanë qenë brenda.