
24 orë pas urdhërit të Kryeministrit Rama për pastrimin e fshatit Theth nga ndërtimet pa leje , reagimi ka qenë i menjëhershëm dhe është çmontuar totalisht “Fshati turistik” me 11 kontenieri në afërsi të kishës së Thethit.
Ikmt dhe inspektorët e Imt Shkodër të mbështetur nga forcat e policisë kanë zbarkuar në Theth . Në të gjithë territorin e Thethit janë mbi 40 subjekte të cilat do të shemben pasi janë ndertuër jashtë çdo kriteri pa leje duke dëmtuar kështu pikën turistike të Thethit. Njëkohësiaht ndërhyrje ka pasur dhe në pika të tjera në Theth , në afërsi të kullës së ngujimit por dhe në hyrje të rrugës tek Kisha. Aksioni është shoqëruar dhe me kundërshtimin e banorëve të cilët thonë se kanë aplikuar për leje , por nuk u është dhënë përgjigje ”
Ndërkohë, kjo situatë duket se ka shkaktuar jo pak shqetësime tek turistët të cilët thonë se kjo ndërhyrje duhet të ishte zhvilluar para nisjes së sezonit turistik.






