Sipas MeteoAlb: Deri në orët e pasdites parashikohet që Shqipëria të jetë në ndikimin e motit me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të shpeshta vranësirat do të jenë në lindore ndërsa momente të shkurtra me pika shiu rrezikon skaji juglindor.

Por orët e vona të mbrëmjes sjellin largim të vranësirave nga vendi jonë duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 Ballë.