Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Korçës. Sipas policisë, M.Z, 39-vjeç banues në Korçë, ka marrë një plumb në këmbë pasi është qëlluar nga një person i paidentifikuar.

Autori i ka zënë pritë shënjestrës përgjatë aksit rrugor Ersekë-Korçë, pak metra nga hyrja e qytetit dhe është larguar me shpejtësi me automjet nga vendi i ngjarjes. I plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të Korçës jashtë rrezikut për jetën. Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në Komisariat, të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje ndërsa ka ngritur pika kontrolli përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë. Njoftimi i policisë: Më datë 19.12.2017, rreth orës 18.05, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M.Z, rreth 39 vjeç, banues në Korçë. Nga të dhënat e para si edhe deklarimet e marra këtij shtetasi, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të Korçës, përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë, ku ky shtetas është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar, i cili ka mundur të largohet me shpejtësi nga vendngjarja, me një mjet.

Aktualisht ky shtetas ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në Komisariat, të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakKAPET SASI E MADHE E DROGE,ARRESTOHET TRAFIKANTI SHQIPTAR
Artikulli tjetërPLUMBA NDAJ TAKSISTIT,AUTORET NE KERKIM