
Kryeministri Rama eshte pritur me protesta ne momentin qe ai po drejtohej per ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te Terrritorit ku do te prezantohet Plani i Alpeve Shqiptare.
Te rinjte e Forumit Rinor te Partise Demokratike e kane pritur me pankarta ne duar ku shkruhej “Qeveri e krimit dhe e droges” nderkohe qe nuk ka munguar edhe “pershendetja” e Kryeministrit per te rinjte qe po protestonin.Ne momentin qe Rama ka dale nga makina per tu drejtuar tek Kinema “Millenium” ai ka pershendetur te rinjte me dy gishta, simbolin tashme te njohur per te gjithe te Partise Demokratike nder vite.






