Në drejtorinë e shërbimit zjarrëfikës në Shkodër pritet të shtohen 13 efektivë të rinj. Drejtori Agim Ponari tha se në bashkëpunim me ministrinë e linjës dhe bashkinë Shkodër po plotësohet I gjithë dokumentacioni për hapjen e vendeve të lira, në të cilat mund të aplikojnë të rinjtë.

Drejtori Ponari ka një thirrje për të rinjtë që duan të bëhen pjesë e drejtorisë së mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi.

Pas përfundimit të procedurave, numri I efektivëve zjarrëfikës në këtë drejtori pritet të shkojë në 55. Sipas drejtorit Ponari, ky numër i efektivëve është I mjaftueshëm për përballimin e rasteve operacionale qoftë në mbrojtjen nga zjarri, por edhe shpëtimin e qytetarëve në raste të ndryshme.

Artikulli paraprakHOMAZHE NË 81-VJETORIN E VRASJES SË VASIL SHANTOS
Artikulli tjetërMINISTRI BRITANIK: KUNDËR IDEOLOGJISË SOCIALISTE