Një ditë pas miratimit të projekt-vendimi për privatizimin e Klubit të Futbollit Vllaznia në masën 100%, përmes një komunikimi me mediat, kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e ka cilësuar këtë vendim si një premtim të mbajtur që ajo e kishte bërë vite më parë, ndërsa bëri të ditura edhe procedurat ligjore që do të ndiqen gjatë ditëve në vazhdim.

Ademi bëri të ditur se kriteret e përfshirjes në ankand po studiohen akoma, pasi në bazë të ligjislacionit në fuqi, jo të gjithë mund të kandidojnë për privatizimin e Vllanizë.

Miratimi I projekt-vendimit për privatizimin e Klubit të Futbollit Vllaznia është një nga më të priturit gjatë viteve të fundit, menaxhimi I bërë nga bashkia nuk është vlerësuar si I duhuri gjatë viteve të fundit.

Artikulli paraprakK. BASHKIAK MIRATON TRE PIKA TË RENDIT TË DITËS
Artikulli tjetërDITA E PAVARËSISË, URIME DHE FESTË NGA TË GJITHA TREVAT